'Fle pa të mbathura!'/ Kledi zbulon sekretin e tij para të gjithëve, ja reagimi i banorëve të 'Big Brother VIP'

'Fle pa të mbathura!'/ Kledi zbulon sekretin e tij para të gjithëve, ja reagimi i banorëve të 'Big Brother VIP'

12:04, 19/11/2021
A+ Aa A-

Kledi Hysa, ish-futbollisti që u bë pjesë e “Big Brother VIP” ka qenë në qendër të vëmendjes për disa ditë radhazi, për shkak të jetës së tij private.

Modeli bashkëjeton prej gjashtë vitesh me partneren e huaj që ka jashtë, por në të njëjtën kohë i ka shprehur publikisht pëlqimin këngëtares Beatrix Ramosaj.

Ditën e djeshme, ai ka zbuluar një tjetër detaj për veten, që askush nga banorët brenda në shtëpi nuk e dinte. Gjatë provës javore, ai zgjodhi të tregojë një sekret para të gjithëve. Hysa tha se fle natën pa të mbathura.

“Kam një sekret. Fle pa të mbathura!”,- u shpreh ish-futbollisti.

Kjo deklaratë u shoqërua me të qeshura e madje edhe me komente të tilla si ‘Jua kam thënë që është i rrezikshëm ky!” (Beatrix).

Kledi ka treguar se është konfuz dhe se ka hyrë në këtë program që të qartësohet nëse duhet t’i propozojë apo jo për martesë partneres që ka jashtë, e cila është edhe nënë e një vajze që ka ardhur në jetë nga një marrëdhënie që ajo ka pasur më përpara.

Ai u shpreh se nuk është nga ata meshkuj që nisin një tjetër histori dashurie, pa mbyllur atë që kanë.

Por duket se modeli nuk dëshiron të ndahet nga e dashura, sepse, siç vetë ai ka thënë, me të ka kaluar shumë momente, si të mira, ashtu edhe të këqija.

Ai vendosi që cilido të jetë vendimi që do të marrë, do t’ia komunikojë menjëherë partneres që ka jashtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco