Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora së fundmi mori pjesë në “Ëalpole British Luxury Aëards’, event ky që u mbajt në “The Dorchester”.
Ajo është shpërblyer gjatë mbrëmjes me çmimin “British Artistic Icon Aëard”, në vlerësim të stilit të saj si një ikonë e modës në Mbretërinë e Bashkuar.
Interpretuesja e hitit “Let You Love Me” e ndau me fansat në Instagram lajmin e gëzueshëm për pranimin e këtij çmimi, teksa publikoi disa fotografi nga ceremonia.
“’British Artistic Icon Award’, kaq e nderuar, faleminderit që më patët mua ‘British Luxury Aëards’”, shkroi 30-vjeçarja në një sërë fotografish të publikuara në Instagram.
Ora në këtë mbrëmje u paraqit me një fustan shumë të veçantë, i cili në qëndisje kishte edhe disa elemente tradicionale shqiptare.
© SYRI.net