Monika flet me Semin: Iliri dhe Donaldi do shkonin shumë

Monika flet me Semin: Iliri dhe Donaldi do shkonin shumë

10:43, 19/11/2021
A+ Aa A-

Sot në reality-show ‘Big Brother VIP’ Monika ka zhvilluar një bisedë me Semin, ku ndër të tjera folën për raportin midis Ilirit dhe Donaldit.

“Jam e bindur që Iliri me Donladin do shkonin shumë. Shumë do shkonin. Absolutisht do shkonin shumë, sepse janë dy natyra artisti. Artisti me artistin bashkohen. Natyra që e luajnë lojën shumë e bukur. Dashje pa dashje të dy kanë treguar gjërz që s’janë. Unë jam e bindur që nuk e kanë në jetën e përditshme. Ai (Iliri) është i drejtpërdrejtë, e mendon ashtu, është i nxituar, unë i kam thënë disa herë, i kam folur pafund”,- tha Monika.

“Eshtë një çik kunjaxhi, kupton?”,- replikoi Semi.

“Ka një të metë, ose ka një karakteristikë, jo e metë, por karakteristikë e njeriut. Mua as Beni nuk më pëlqeu kur më tha grua e lig, jam ndjerë keq shumë. Mua mu duk term shumë i keq, unë rri e mendoj që ne në fund fare, lojë është”,- tha Monika.

Semi i shpjegoi se Beniada është keqkuptuar, pasi ka dashë të thoj diçka tjetër, mirëpo nga problemi me shqipen ka gabuar.

Madje Beniada ishte ndjerë shumë keq kur kishte kuptuar realisht përkthimin e fjalës.

Më pas Monika i tha se njerzit kanë të drejtë kur e gjykojnë nga disa gjëra se nuk e njohin dhe po ta njihnin do kuptonin që ajo bën shumë shaka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco