Në vitin 2018, filmi "A Star is Born" me Lady Gaga dhe Bradley Cooper theu rekord shikueshmërie.
Në film, Bradley Cooper luan rolin e një muzikant, Jack, i cili ndihmon një këngëtare të re, personazh i luajtur nga Lady Gaga që të bëhet e famshme pasi mosha dhe alkoolizmi e kishin çuar karrierën e tij në një spirale në rënie.
Dashuria e dy protagonistëve magjepsi publikun, ndërsa pas shfaqjes së filmit qarkulluan zëra për një marrëdhënie mes të dyve në jetën reale.
Ndarja e tyre nga partnerët në atë kohë nuk kaloi pa u vënë re.
Megjithatë, ata nuk kanë dhënë deklarata të qarta për këtë çështje.
Katër vite më vonë, aktori dhe babai i një fëmije sqaroi gjërat, duke thënë se gjithë ai sensualitet në skenë ishte për shkak të ankthit të tij, të cilin i duhej ta këndonte live para kaq shumë njerëzve.
“Kjo është e vërtetë. Në këtë skenë të filmit, çifti bie në dashuri. Është ky momenti shpërthyes që u ndodh të dyve në një skenë para mijëra njerëzve.”.
Megjithatë, shumë fansa të aktorit duan që Bradley të martohet sërish me Irina Shayk, nënën e vajzës së tij.
Bukuroshja brune është parë me ish-partnerin e saj në një dalje të përbashkët në një zonë të Manhattan-it dhe automatikisht ndezi thashethemet për një ribashkim të mundshëm.
Sigurisht që kamerat e paparacëve kanë kapur çiftin, të cilët dukej se po kalonin shumë mirë së bashku, duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit.
© SYRI.net