Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 26-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës

Personazhet e 'Harry Potter' do të ribashkohen sërish, por me një mungesë të rëndësishme

Personazhet e 'Harry Potter' do të ribashkohen sërish, por me një mungesë të rëndësishme

14:24, 17/11/2021
A+ Aa A-

Të gjithë personazhet e “Harry Poter” si, Emma Watson, Daniel Radcliffe apo Rupert Grint do t’i ribashkohen anëtarëve të tjerë të kastit nga ekskluziviteti i filmave të suksesshëm për një retrospektivë të veçantë televizive të 20 vjetorit.

Megjithatë, ky ribashkim vjen me një mungesë të rëndësishme në kast.

Bëhet fjalë për autoren J.KL Rowling e cila nuk do të jetë pjesë e shfaqjes.

Robbie Coltrane, i cili luajti Hagrid, Tom Felton (Draco Malfoy), Helena Bonham Carter (Bellatrix Lestrange), Gary Oldman (Sirius Black), regjisorin Chris Columbus dhe yje të tjerë të tetë filmave do t’i bashkohen aktorëve për “Harry Potter 20th. Anniversary: Return to Hogëarts” në xhirimet në Londër, ku u realizua filmi i parë.

Kjo speciale do të transmetohet fillimisht më datën 1 Janar në platformën e transmetimit HBO Max, Warner Bros dhe HBO.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco