Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 26-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës

Moment romantik në shtëpinë e BBV, Dj PM ulet në gjunjë dhe ‘i propozon’ Sarës

Moment romantik në shtëpinë e BBV, Dj PM ulet në gjunjë dhe ‘i propozon’ Sarës

14:02, 17/11/2021
A+ Aa A-

Një moment gazmor ka ndodhur mes Sarës dhe Dj PM në shtëpinë e Big Brother Vip pas spektaklit. Pajtimi është ulur në gjunjë për t’i “propozuar” Sarës dhe kjo gjë ka shkaktuar humor te banorët.

Ajo ka thënë “po”, ndërsa Pajtimi i ka vendosur në gisht unazën që i kishte marrë Sabianit.

Kujtojmë që PM ka shprehur pëlqimin e tij për Sarën që kur ka hyrë në shtëpinë e Big Brother Vip.

Megjithatë blogerja është treguar më e rezervuar dhe në një moment i ka thënë se nuk ka hyrë në 'BB-Vip' për të krijuar lidhje.

Për raportin e saj me Dj PM ka folur edhe motra e Sarës, e cila ka treguar se i kishte thënë asaj që të mos lidhej me asnjë brenda shtëpisë.

“I kam dhënë shumë këshilla para se të hynte në BB VIP. I thashë dil vetëm nga aty. Nuk isha dakord që të lidhej me banorët që ishin aty, por më pas pati hyrje të reja. Sarah zakonisht është më e prirë të jetë më e lirshme, por tani që e di që PM e ka qejf është më e rezervuar”, ka treguar ajo në emisionin “Goca dhe Gra”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco