Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 26-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës

Don Xhoni ndalohet nga policia, zbulohen detajet, ja çfarë është gjetur në makinë!

Don Xhoni ndalohet nga policia, zbulohen detajet, ja çfarë është gjetur në makinë!

13:30, 17/11/2021
A+ Aa A-

Reperi i njohur Don Xhon është ndaluar sot nga Policia e Kosovës në Prishtinë.

Reperi ndodhej në makinën e mikut të tij, kur u ndalua për kontroll në rrugën “Tirana”.

Lidhur me rastin, “Telegrafi” ka kontaktuar zyrën për informim në Policinë e Kosovës, që ka dhënë detaje në lidhje me rastin. Është mësuar se ndaj mikut të reperit Festim Strumçaku është ngritur padi për mbajtje të paautorizuar në armës.

“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e Njësitit të reagimit të shpejtë, sot rreth orës 14:30, në rrugën “Tirana” në Prishtinë, për kontroll rutinore, kanë ndaluar një veturë të tipit ‘Range Rover’.

Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë (dy) personave dhe veturës, policia ka arritur që të gjejë dhe të sekuestrojë: një armë të shkurtë, një karikatorë si dhe gjashtë fishekë. F.S, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar për intervistim,në stacionin policor qendra në Prishtinë.

Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës dhe i njëjti më pas me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në deklaratën e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco