Dyshja Bradley Cooper dhe Irina Shayk, u panë në shoqërinë e njëri tjetrit në rrugët e Nju Jorkut gjatë fundjavës.
Dyshja po shijonin ditën teksa po ecnin me karrocën e vajzës.
Cooper dhe Shayk, u panë sërish bashkë pas shumë kohësh kur ata njoftuan ndarjen e tyre në vitin 2019.
Ajo që ngriti më shumë dyshimet, ishte fakti sa rehat ishin me njëri-tjetrin teksa kishin kapur edhe krahët.
Çifti u ndanë në qershor të vitit 2019, pas katër vitesh lidhje.
Ata kanë një vajzë katërvjeçare me emrin Lea që erdhi në jetë në mars të vitit 2017.
© SYRI.net