Këngëtarja Besa Kokëdhima prej muajsh i ka munguar publikut me projektet e saj, por në rrjete sociale ajo është tepër aktive.
Megjithatë, edhe periudha e pauzës në muzikë, e paska pasur një arsye.
Me anë të disa fotove, me ‘look-un’ e kuruar në detaje, Besa ka treguar se ka qenë duke punuar për albumin e saj të ri.
“Kam pritur shumë gjatë për këtë që do të ndodhë”, shkroi këngëtarja në “Instagram”.
Ndërkohë, sot ajo ka shkruar: “Album i ri, epokë e re”.
Mirëpo, krahas këtij shkrimi këngëtarja ka vendosur disa ‘hashtags’, lidhur me Francën.
Megjithatë, na mbetet të presim që ajo të zbulojë më shumë detaje.
© SYRI.net