Dua Lipa përdor një furçë dhëmbësh dhe jo për dhëmbët e saj.
Përkushtimi i saj ndaj higjenës dentare u shpërblye kur ripërdori një furçë rezervë në rutinën e saj të bukurisë.
Ylli i popit i tha “Allure” se përdor rregullisht furçën e dhëmbëve për të eksfoliuar buzët e saj dhe gjithashtu mban disa pajisje shtesë në dorë për t’u përdorur si furça për grimin e syve.
“Në shtëpi (në Londër), e zbulova pasi nuk kisha shumë mundësi për grim de sajohesha me ato pak që kisha. Tani, unë ende e përdor atë”, tha Lipa për “Allure”.
Ajo sqaroi se nuk përdor të njëjtën furçë dhëmbësh për të gjitha nevojat e saj të bukurisë, por “herë pas here” përdor një të veçantë për të mbudhur vetullat e saj të trasha me rimel të errët.
© SYRI.net