Robert Aliaj habit me deklaratën për të birin: 'Djemtë mund të pëlqejnë njëri-tjetrin në vend të vajzave'

Robert Aliaj habit me deklaratën për të birin: 'Djemtë mund të pëlqejnë njëri-tjetrin në vend të vajzave'

12:22, 16/11/2021
A+ Aa A-

Gjatë mbrëmjes së djeshme ka staruart sezoni i dytë i programit të njohur të dashurisë, “Love Story” në drejtimin e Alketa Vejsiut.

Ky vit vjen me një risi të re pasi nuk janë vetem djemtë ato që do të zgjedhin vajzat me dalë, por edhe vajzat e kanë këtë të drejtë.

Madje, këtë vit në fron janë 2 djem dhe dy vajza të gatshëm për të luftuar për dashurinë e jetës.

E veçanta e këtij edicioni është djal i njërit prej opinionistëve të programit, Robert Aliaj, Kristi i cili do të gjendet përballë kritikave të të atit.

Ai do të gjykohet nga babi i tij lidhur me sjelljen e tij ndaj vajzave.

Roberti tha se fakti se i biri është pjesë e këtij edicioni, nuk do ta pengojë që ta kritikojë, e madje mund të përdorë edhe “shkopin e tij”.

Ndoshta do përdor edhe shkopin. Kristi duhet të tregojë aty përgjegjshmëri, si aset që orienton dhe ndihmon në kuptimin e dhënies sens të jetës në përgjithësi”, u shpreh Aliaj.

Por si është Kristi si natyrë? Edhe këtë e zbuloi Roberti kur tha: “Ka pak prirje narcistike, që e bëjnë interesant, por pozitive. Ai e di që joshja është transgresion dhe do kërkojë t’i orientojë vajzat në një fushë disi të ndaluar… dhe pastaj e di vetë ai”.

Kur prezantuesja e spektaklit, Alketa Vejsiu tha se mund të ndodhë që dy djem të ndryshëm të pëlqejnë të njëjtën vajzë, por ky nuk përbën ndonjë problem, sepse të dy do të dalin me të.

Në këtë moment, ndërhyri Robert Aliaj, i cili tha se kjo nuk është gjëja më e çuditshme që mund të ndodhë. Opinionisti u shpreh se e çuditshme do të ishte zgjedhja e një djali nga një djalë tjetër.

Pjesë nga biseda:

Roberti: Po ju keni përjashtuar më dinamiken e formatit.

Alketa: Që do të ishte?

Roberti: Ata pëlqejnë njëri-tjetrin dhe ikin dhe i lënë të gjithë këta këtu.

Alketa: Cilët ata?

Roberti: Ata djemtë që ke aty në krah.

Alketa: Çunat pëlqejnë njëri-tjetrin?!

Roberti: Po kush dreqin po e merr vesh, ne jetojmë në një epokë ku po na e mushin menjen me zor. Po na kapin nëpër qafe rrugës.'Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco