Një djalë 9-vjeçar, i cili pësoi lëndime të rënda gjatë festivalit Astroworld më 5 nëntor në Teksas u bë viktima e 10-të e tragjedisë.
Ezra Blount ndodhej në koma prej disa ditësh po ndërroi jetë të dielën në spitalin e fëmijëve në Hjuston, konfirmoi avokati i familjes.
9-vjeçari kishte shkuar me prindërit e tij në koncertin e reperit amerikan Travis Scott, ku u shkel nga turma.
Prindërit e tij kanë paditur reperin për neglizhencë dhe kanë kërkuar të paktën 1 milion dollarë dëmshpërblim.
Në padi thuhet se fëmija kishte pësuar dëmtime të rënda në tru, veshka dhe mëlçi.
Në natën tragjike të spektaklit u shpallën tetë viktima.
Viktima e nëntë, studentja 22-vjeçarë Bharti Shahani, u konfirmua i vdekur javën e kaluar.
© SYRI.net