VIDEO: Adele bashkëpunon në një propozim fejese live

VIDEO: Adele bashkëpunon në një propozim fejese live

17:04, 15/11/2021
A+ Aa A-

Adele ndihmoi një burrë t’i propozonte të dashurës së tij gjatë koncertit të saj special në TV.

Gjatë turneut promovues për albumin e ardhshëm “30”, këngëtarja britanike performoi disa nga hitet më të mëdha në fund të tetorit.

Koncerti, i cili përfshinte yje si Lizzo, Seth Rogen dhe Melissa McCarthy, u regjistrua si pjesë e një specialeje dy-orëshe të quajtur “One Night Only” që u transmetua të dielën në CBS.

Gjatë koncertit, Adele u sigurua që audienca të shikonte dhe një propozim surprizë në skenë që ishte orkestruar më parë.

Adele i kërkoi audiencës që të qëndronte në heshtje ndërsa nga fansat e saj, Quentin, e çoi të dashurën e tij, Ashley, në skenë me sytë e mbyllur.

Ashley u shtang kur e gjeti veten përballë një turme ndërsa Quentin u ul në gju.

Adele këndoi këngën e saj të radhës kushtuar çiftit të sapofejuar, “Make You Feel My Love”. 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco