Kur je një fotograf profesionist i dasmave, shikon mjaft të porsamartuar.
Prandaj, me kalimin e kohës, është e mundur të dallohet se cili nga çiftet është vërtet i lumtur dhe cili mund të mos jetë.
Siç thotë ajo, këtë aftësi ia ka mësuar një kolege me të cilën ka punuar dikur, e cila ka më shumë se 15 vite përvojë në këtë biznes.
"Nëse martesa do të zgjasë apo jo, tregohet nga tre gjëra. E para është kur njëri prej bashkëshortëve bën tre foto familjare pa partnerin e tyre. Mund të bëni disa foto vetëm me familjen tuaj, por duke lënë jashtë partnerin në më shumë se tre. është më se e dyshimtë”, pohon ajo.
"Treguesi i dytë është gjatë fjalimit. Nëse nusja dhe dhëndri nuk përmendin njëri-tjetrin atëherë, kjo është një shenjë e keqe."
“Kur njëri nga bashkëshortët në dasmë preferon të kalojë kohë me të gjithë përveç atij me të cilin është martuar, atëherë është e qartë se këtu diçka nuk shkon”, tha ajo si shenjë e fundit.
Videoja u bë virale dhe nëse disa e gjenin veten, nuk kemi dyshim se e pyesin veten se çfarë do të ndodhte me ‘po’-në e tyre të shqiptuar.
Konkretisht, rreth 41% e martesave të para përfundojnë me divorc, por numri i atyre martesave të dyta dhe të treta po rritet vazhdimisht.
@kikakiim Inst: kikakim?
♬ SUA AMIGA DEU SLOWED - Geonwin Slowed
© SYRI.net