Don Xhoni dhe Loredana kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri me titull “Gjuj për to”. Kënga e re e dyshes është ritmike e zhanrit hip-hop dhe është realizuar me videoklip.
Kënga është pëlqyer shumë nga fansat, por që ka rënë në sy mungesa e përkrahjes nga kolegët.
Për këtë ka shkruar edhe reperi, Fero, i cili ka thumbuar artistët shqiptarë.
“Deri tani e keni suportu Don Xhonin tashmë nuk po e bëni, çka u bë. Mua më pëlqej shumë kënga e re.
Suport, suport”, ka thënë ai.
Sa i përket, Feros ka një muaj që ka paralajmëruar se nuk do të publikojë më këngë në gjuhën shqipe dhe projekti i fundit i tij është kënga kushtuar bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli.
© SYRI.net