Gjatë kësaj jave, banorët e “Big Brother Vip” janë dënuar nga Vëllai i Madh pasi kanë thyer rregullin e zgjimit në orarin e caktuar.
Të gjithë ata janë futur në dhomën e dënimeve dhe tashmë kanë filuar edhe debatet e para mes banorëve.
Fifi dhe Iliri ishin në qendër të vëmendjes kësaj radhe, pasi teksa po bisedonin në oborrin e dhomës së dënimeve ata nisën të flinin lidhur me qëndrimin e tyre brenda shtëpisë.
Iliri tha se pret të dalë pas një jave nga spektakli, ndërsa kur Fifi e pyeti se kur do të dalë ajo, balerini tha me shaka “më 16 janar 2024”.
Kjo ka nxitur “debatin” mes dy banorëve. Fifi e quajti Shaqirin “balerin të dështuar”, ndërkohë që Iliri e quajti atë “gjysmake”.
Pjesë nga debati:
Iliri: Me 21 nëntor.
Fifi: Pse? Del ti?
Iliri: Po, mbaron misioni im.
Fifi: Hajde budall hajde. Hajde trap hajde.
Iliri: Aq e kam unë kontratën.
Fifi: Iku dhe nji.
Iliri: Me 21.
Fifi: Me 21 ti del ë?
Iliri: Po.
Fifi: Po unë? Unë fitoj ë?
Iliri: Ti e ke 16 janar 2024. Ti do rrish vetëm këtu.
Fifi: Ky paska ik fare. O ti… O ti balerin i dështum.
Iliri: Hë, soprano?
Fifi: Mezo-soprano.
Iliri: E di ti ça do me thënë mezo-soprane? Gjysëm?
Fifi: Mesatare.
Iliri: Gjysmake.
Fifi: Po ti je i dështum fare.
Iliri: Ti je gjysmake.
Fifi: Ti je i dështum fare. Të ka ik familja prej veni edhe të kanë qit përjashtë pri loje.
Iliri: Një herë mi theu brinjët, po prit se janë fiq që po piqen.
Fifi: Fiq piq sa të dush ti. Unë po të kallxoj që ti… koreograf… (qesh) Hyn o balerin i dështum.
Iliri: Po o Fif po, gjysmakja…
© SYRI.net