Ndërron jetë 9-vjeçari pas lëndimeve që pësoi në koncertin e Travis Scott

Ndërron jetë 9-vjeçari pas lëndimeve që pësoi në koncertin e Travis Scott

11:38, 15/11/2021
A+ Aa A-

Një djalë nëntëvjeçar i cili ishte në koma të shkaktuar nga mjekësia pasi u lëndua në festivalin “Astroworld” në Teksas, ka ndërruar jetë.

Ezra Blount ishte në spital për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, dëmtime të trurit dhe organeve të tjera që nga 5 nëntori.

 

Ai është më i riu nga 10 pjesëmarrësit e koncerteve që ka vdekur pasi shpërtheu paniku gjatë performancës kryesore të reperit Travis Scott.

Qindra të tjerë u lënduan kur turma filloi të shtyhej drejt skenës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco