Çudit Roza Lati: ‘Për Adi Krastën jap jetën’

Çudit Roza Lati: ‘Për Adi Krastën jap jetën’

16:30, 14/11/2021
A+ Aa A-

Roza Lati ditën e djeshme ishte e ftuar në emisionin “Expuls”, me gazetarin Ronaldo Sharka.

Ajo u pyet për disa personazhe publik dhe një prej tyre ishte Adi Krasta.

 

Kur u shfaq foto e tij, Roza na surprizoi me reagimin e saj.

“Vdeksha unë për këtë o Zot, unë për këtë jap jetën. I love him! Sarkazma e tij, sjellja e tij, inteligjenca e tij... nuk kam asnjë koment për të. Është frymëzim për mua! Më ka dhënë një këshillë Adi Krasta, më pëlqen se je vetvetja, kështu rri vetvetja”, u shpreh ajo.

 

Ndër figurat publike ishte gjithashtu Bora Zemani, e cila sipas Rozës është në kulmin e saj dhe se e meriton. Ajo shtoi se i vjen shumë mirë pasi ka një engjëll për të rritur dhe i duhen lekët.

Kujtojmë se Roza thumboi Bieta Sulon:

 

“Shiko e pashë emisionin e Sulos. Kishte ftuar Dalina Buzin, flisnin për serialin ‘Snob’. Një mikpritje shumë të mirë, i bëri komplimente, e priti shumë mirë, mesa duket e kishte personale me mua. Po ne nuk është se ja marrim burrin njeriu, më vjen keq. Jo zemër, nuk janë të gjithë si ty, nuk janë të gjithë si ty”- tha Roza Lati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco