Shprehu pëlqim për Beatrixin, e dashura e Kledit zhgënjehet dhe merr këtë vendim

Shprehu pëlqim për Beatrixin, e dashura e Kledit zhgënjehet dhe merr këtë vendim

06:51, 13/11/2021
A+ Aa A-

Kledi është i lidhur që prej 6 vitesh, madje e dashura e tij kishte menduar ta surprizonte mbrëmjen e sotme në "Big Brother VIP".

Mirëpo, duke parë sjelljen e tij konfuze dhe pëlqimin për Beatrixin, ajo ka ndryshuar mendje. 

Mbrëmjen e djeshme Kledi ka sqaruar situatën e tij, duke thënë se e dashuron partneren e tij, por është futur në shtëpi për t'u kthjelluar në mendime. 

"Unë jam i lidhur, bashkëjetoj. E dashuroj partneren time, por jam i paqartë.  Vajzat këtu janë simpatike, si Trixi ashtu dhe Beni. Por unë nuk rrëzohem me shikim të parë. Trixit nuk i thashë që jam i lidhur se nuk më pyeti dhe nuk më erdhi mbarë. Jam konfuz", ka thënë ai. 

Ndërkohë ai është ndalur dhe te Arjola, pasi në publik është dukur sikur aktorja ka pëlqim për të.

Kledi është shprehur se nuk e ka parë diçka të tillë dhe nuk e beson, por e sheh Arjolën si një person shumë të sinqertë dhe të dashur për të. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco