Pritjes i vjen fundi, publikohet trailer-i i ‘Sex and The City’, zbulohet data kur fillon seriali

Pritjes i vjen fundi, publikohet trailer-i i ‘Sex and The City’, zbulohet data kur fillon seriali

19:22, 12/11/2021
A+ Aa A-

Trailer-i i parë zyrtar i “Sex and The City” është publikuar këtë të premte.

Nën titullin “And Just Like That” klipi vazhdon me një ritëm të shpejtë ndërsa “veteranet” e Sex And The City, Sarah Jessica Parker, Kristin Davis dhe Cynthia Nixon shihen në jetën e tyre të vurllshme në qytetin e Nju Jorkut.

 

Data e debutimit për serialin u nda gjithashtu: shfaqja do të nisë në HBOMax dhe Sky Comedy më 9 dhjetor.

Në serial do të jenë gjithashtu Chris Noth, Bridget Moynahan, Evan Handler, Sara Ramirez dhe Nicole Ari Parker. Gjithashtu u pa edhe i ndjeri Willie Garson i cili ndërroi jetë në shtator.

 

Klipi hapet me tre zonjat të gjitha të veshura me klas teksa presin kamarieren në një restorant luksoz.

Sarah Jessica Parker është ajo që rrëfen ngjarjet në trailer.

“Thonë se disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë, por e vërteta është se jeta është plot surpriza”, thotë aktorja.

Më pas bukuroshja ndan se ka një ‘kapitull të ri’ ku duhet fokusuar.

 

“Dhe ndërsa historia juaj shpaloset, qyteti rishpik veten dhe po kështu fillon një kapitull i ri”, thotë Parker.

Ka shumë skena befasuese të Manhatan-it që e bëjnë qytetin të duket magjepsës dhe i ndritshëm. Yjet e ftuar të serialit të ri shihen njëri pas tjetrit, duke përfshirë Nothin, si Mr. Big, i cili puth Parkerin në kuzhinën e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco