E dëgjuat bashkëpunim e parë të Loredanës dhe Don Xhonit?

E dëgjuat bashkëpunim e parë të Loredanës dhe Don Xhonit?

16:43, 12/11/2021
A+ Aa A-

Dy artistë shuam të kërkuar dhe të dashur nga publiku janë Loredana dhe Don Xhoni.

Në fillim, pasi dyshja po shihej shumë e afërt, të gjithë dyshuan se ishin në fillim të një romance, pasi shfaqeshin nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

 

Ai ishte prezent në koncertet e Loredanës dhe kënduan një pjesë të këngës “Nëse Don”.

Më pas reperja i dhuroi atij disa bluza të sajat, ku shumë prej fansave dyshuan se ky mund të ishte thjesht një bashkëpunim dhe ashtu ndodhi.

 

Te gjitha fjalët për një lidhje të mundshme, u hodhën poshtë pasi ata publikuan një “Instastory” ku konfirmuan që shumë shpejt do të vinte një bashkëpunim prej tyre.

Në mesnatë, dyshja e suksesshme ka publikuar bashkëpunimin e parë, të titulluar “Gjuj për to”.

 

Ky projekt që po pritej me padurim nga fansat e zjarrtë të dyshes, u pëlqye menjëherë prej tyre.

Brenda 10 orësh orësh nga publikimi, projekti i Lorit dhe Don Xhonit i ka kaluar 300 mijë klikime në “YouTube” dhe duket se është në hapat e duhur për t’u kthyer në hit.

Xhirimet e klipit u raportua se janë xhiruar në Kosovë, ku ditë më parë iu ndërprenë nga policia për shkak të një zone që nuk lejohej të bllokohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco