Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj ballafaqohen e bëjnë paqe: 'Kërkoj falje nëse...'

Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj ballafaqohen e bëjnë paqe: 'Kërkoj falje nëse...'

13:30, 12/11/2021
A+ Aa A-

Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj që nga dita e nisjes së spektaklit, kanë debatuar vazhdimisht me një tjetrin duke krijuar një marrëdhënie aspak të mirë.

Në fakt, e gjitha kjo ndodhi kur Semi e akuzoi Ilirin për ngacmin seksual, dhe Donaldi i doli në mbrojte këngëtares.

Kjo është arsyeja kryesore që balerinit ‘i ka mbetur hatri’ me aktorin, dhe këtë gjë ja ka shprehur dhe Sabianit, i cili është pëprjekur t’i patojë herë pas here.

lir Shaqiri: Nuk kam gjë me Donaldin, ishte personi fundit që mendoja se do të diskutoja deri në këtë pikë. Kjo pikë erdhi vetëm për një gjë precize. Më ngeli hatri se më dha epitetin si ngacmues seksual, shakara seksuale drejt një personi që unë se kam bërë këtë gjë. Nuk jemi në pyll, me telekamera, me mikrofon, s’ka dalë asgjë, zero.

Sabiani:  Është i mirë shejtani, u kënaqëm me atë në fillim.

Ilir Shaqiri: Ti thuash tjetrit epitete, më ka ikur petulla atë natë. Do rrimë rehat, t’i do jesh se s’të kam ngarkuar këtë gjë.

Sabiani: Nejse bëje për mua

Pas bisedës me këngëtarin, Ilir Shaqiri është ballafaquar me këngëtarin dhe pas bisedës janë pajtuar, madje janë përqafuar.

Donald Veshaj: Nëse të ka prekur kërkoj falje, s’dua të kapem me ty dhe të bëhen gjërat tendencioze. Kam problem me përfshirjen, përfshihem në shumë gjëra. S’dua të dal keq e të dal nga vetja. S’dua të kem gjë me ty.

Ilir Shaqiri: S’dua që ky muhabet të vazhdojë dhe tani, të jemi të martën prapë me hesapet e 4 javëve.

Donald Veshaj: Vetëm një gjë më ka prekur, jo ngacmimi, shikimi, shakaja. Gjërat që s’kanë ndodhur. Nëse do kishin qenë, do kishin dalë, kjo është gjëja që më ka dhembur, më siklet ta them si vëlla. Ke të drejtë të mbrosh Semin se e ke shoqe, në të gjitha format dhe mënyrat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco