Kledi zgjedh Beatrixën për të dalë në një takim 'romantik', Arjola tregon si u ndje nga vendimi i tij

Kledi zgjedh Beatrixën për të dalë në një takim 'romantik', Arjola tregon si u ndje nga vendimi i tij

11:41, 12/11/2021
A+ Aa A-

Kledi u zgjodh si i preferuari i kësaj jave në shtëpinë e “Big Brother VIP” dhe si i tillë, ka disa përfitime krahasuar me të tjerët. D

itën e djeshme, vëllai i madh i dha mundësinë që të zgjedhë një nga vajzat për të shijuar një darkë “romantike”.

Kur të gjithë prisnin që Hysa të thonte emrin e Arjolës, të cilën e zgjodhi si aleate për lojën në çift, modeli tha emrin e këngëtares Beatrix. I pyetur për arsyen e kësaj zgjedhjeje, Kledi tha se Beatrixën nuk e njeh dhe kjo është një mundësi që të mësojë më shumë rreth saj.

Gjatë kohës që po diskutonte me Ilirin në oborr, Arjola tha se e priste që ai të zgjidhte Beatrixën dhe jo atë.

Pjesë nga biseda:

Iliri: Ti prisje të të zgjidhte Kledi?

Arjola: Jo.

Iliri: Pse?

Arjola: Se e dija që do zgjidhte Trixën, se ma ka thënë edhe më pyeti.

Iliri: Do të të kishte dhënë kënaqësi nëse do të të zgjidhte?

Arjola: Unë e di çfarë mendon Kledi për mua, se e ka thënë në sy të të gjithëve. Dhe ajo që tha Kledi sot në sy të të gjithëve është shumë më e rëndësishme se të më zgjidhte për një darkë. Kledi e pëlqen Trixën, sepse e tha këtu hapur ‘Nëse nuk do të isha në një lidhje, do tentoja të lidhesha me Trixën’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco