Jonida Maliqi bën bashkë dy rivalet Eva Murati & Cindy Marina

Jonida Maliqi bën bashkë dy rivalet Eva Murati & Cindy Marina

20:31, 11/11/2021
A+ Aa A-

Ato janë dy vajza shumë seksi, njëra bjonde, tjetra brune.

Të dyja moderatore sportive dhe madje të dyja, kanë pasur një të përbashkët, të njëjtin partner Genar Topallin.

 

Eva Murati ka qenë partnerja e tij e parë nga bota e spektaklit dhe bashkë kanë jetuar një histori të gjatë e të bukur dashurie, e cila nuk përfundoi si në përralla, por një vit më parë ata duket se i dhanë fund lidhjes së tyre duke fshirë edhe fotot në rrjetet sociale.

E megjithatë Genar Topalli po përflitet për një histori të re dashurie, me një tjetër bukuroshe të ekranit.

 

Ajo është Cindy Marina, prezantuese e ‘Oversport’.

Çifti i ri është fotografuar shpeshherë nga paparazzët në kryeqytet, por nuk janë prononcuar për këtë lidhje.

 

Këtë të shtunë, të dyja moderatoret janë të ftuara në programin ‘Jonida’s Room’, ku siç e shohim edhe nga videoja promo e emisionit duket se janë pyetur për lidhjet e dashurisë, por se si janë përgjigjur do ta mësojmë të shtunën në program.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco