Ed Sheeran: Ardhja në jetë e vajzës ishte një bekim

Ed Sheeran: Ardhja në jetë e vajzës ishte një bekim

18:48, 11/11/2021
A+ Aa A-

Ed Sheeran është shprehur se ardhja në jetë e vajzës së tij, Lyra Antarctica ishte një bekim dhe mrekulli. 

Këngëtari 30-vjeçar tregoi se ai dhe bashkëshortja e tij i ishin drejtuar mjekëve pasi kishin tentuar prej kohësh për të pasur një fëmijë.

 

Gruaja e tij solli në jetë vajzën në gusht të vitit të kaluar pasi mbeti shtatzënë gjatë pushimeve në Antarktidë, gjë që i frymëzoi për emrin e pazakontë. 

“Ne po  përpiqeshim për një kohë për të pasur një fëmijë dhe kishim filluar të shkonim te mjekët dhe të kuptonim se çfarë po ndodhte.

 

Mendova se ishte një mrekulli, prandaj isha sikur duhet ta kishim këtë në emër.”, tha këngëtari gjatë një interviste për The Breakfast Club. 

Kujtojmë që këngëtari dhe vajza e tij u infektuan me koronavirus pak javë më parë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco