Oferta marramendëse për Luana Vjollcën nga media shqiptare, autorja bën REAGIMIN epik: ‘Shumë e shtrenjtë…!’

Oferta marramendëse për Luana Vjollcën nga media shqiptare, autorja bën REAGIMIN epik: ‘Shumë e shtrenjtë…!’

18:22, 11/11/2021
A+ Aa A-

Luana Vjollca ka qenë krye-tema e ditëve të fundit pas publikimit të disa ofertave të majme nga televizionet shqiptare pas largimit të saj nga ‘Top Channel’.

Gjersa prezantuesja vazhdon të qëndrojë e lirë padyshim interesimi i televizioneve për ta pasur nën logon e tyre është i madh.

 

Ishte Express Rozë që ditë më parë publikoi një nga ftesat marramendëse që i është bërë Luanës.

Sipas burimeve të sigurta të ‘Express Rozë’ mësohet se një nga televizionet më të vogla i ka bërë ofertë marramendëse me shumën prej 20 mijë euro në muaj vetëm për moderimin, për të marrë të drejtën e transmetimit të programit të saj.

 

Mësohet se po ashtu prezantuesja po shqyrton ofertat e mbërritura menjëherë pas largimit nga ‘Top Channel’ edhe nga televizionet në Kosovë dhe besohet se shumë shpejt do të mësojmë logon nën të cilën do të shfaqet në të ardhmen.

Këtyre lajmeve, moderatorja u ka reaguar në mënyrën më epike të mundshme.

 

‘’Shumë e shtrenjtë kjo LV-ja’’, shkruante sipër fotos ku afër shihej një xhup i markës Louis Vuitton, por sigurisht Luana nuk e kishte me xhupin por LV janë inicialet e emrit të saj dhe ky ishte një reagim pas publikimit të ofertave të majme kundrejt saj.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco