Zbulohen detaje nga sezoni i dytë i ‘Love Story’, në fron djali i personazhit të njohur shqiptar

Zbulohen detaje nga sezoni i dytë i ‘Love Story’, në fron djali i personazhit të njohur shqiptar

16:59, 11/11/2021
A+ Aa A-

Sezoni i dytë i ‘Love Story’ do të fillojë së shpejti, por ndërsa pritet data 15 nëntor, janë zbuluar disa detaje të rëndësishme.

Tashmë janë zbuluar emrat e disa prej protagonistëve, dhe një prej tyre është djali i një personazhi të njohur.

 

Bëhet fjalë për Kirsti Aliajn, djali i Robert Aliajt, i cili është edhe opinionisti i programit.

Ndër të tjera, mësohet se Kristi është një ekspert parfumesh dhe tashmë do të kërkojë dashurinë në ekran.

 

Nuk e dimë ende nëse Roberti do të tregohet tolerant me djalin e tij, apo nuk do t’i kursejë kritikat siç ndodh në shumicën e rasteve.

Ndërkohë, pak kohë më parë, autorja e programit, Ilda Lumani  kishte treguar se në fronin e programit do të ishte edhe një vajzë, nisur edhe nga interesi i madh i publikut.

 

Sezoni i dytë vjen edhe me ndryshime të tjera, pasi tdo të ketë edhe një emision që do të transmetohet më shpesh e ku protagonistët do të njihen me njëri-tjetrin dhe do të drejtohet nga Eni Shehu.

Spektakli do të jetë të hënën në mbrëmje dhe do të drejtohet nga Alketa Vejsiu.

 

Ndër të tjera, do të ketë edhe një panel opinionistësh, ku do të jetë pjesë edhe Zhaklin Lekatari.

“Kësaj here do jenë një djalë dhe një vajzë protagonist. Kjo ka tërhequr vëmendje, sepse të jetë një vajzë, e cila zgjedh partnerin në ekran është një lloj sfide. Janë 10 vajza, të cilat do vijnë për të bërë për vete 1 djalë dhe 10 djem, të cilët do të bëjnë për vete 1 vajzë”, ka treguar më herët Ilda Lumani.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco