Reperi i njohur grek sulmon dy persona me thikë, mes tyre një shqiptar

Reperi i njohur grek sulmon dy persona me thikë, mes tyre një shqiptar

16:41, 11/11/2021
A+ Aa A-

Thug Slime është përfshire në një sherr në Athinë, i cili ndodhi mes tij dhe katër personave të tjerë.

Sipas mediave greke dy nga personat e përfshire në konflikt janë shqiptarë.

 

Policia ka shkuar me shpejtësi në vendngjarje dhe ka arrestuar 3 persona, mes tyre dhe reperin Thug Slime.

Mësohet se sherri ka nisur në një lokal, por nuk dihet motivet e tij.

 

Deri më tani, është mësuar se reperi ka sulmuar me thikë dhe ka plagosur një baba të tre fëmijëve, ndërsa skena është parë nga i biri i tij vetëm 10 vjeç.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur rreth orën 4 të mesditës së djeshme, kur një makinë me katër pasagjerë, dy shqiptarë, një bullgar dhe një grek, ka ndaluar jashtë një kafeneje në rrugën ‘Lenorman’.

 

Katër burrat iu afruan shpërndarësit me origjinë shqiptare të dyqanit dhe për një arsye të panjohur janë zënë.

Menjëherë më pas, sipas informacioneve në skenë kanë dalë thikat, nga të cilat është plagosur shpërndarësi dhe një shqiptar.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco