U largua nga shtëpia e BBV papritur, Igli Zarka shihet në një televizion tjetër

U largua nga shtëpia e BBV papritur, Igli Zarka shihet në një televizion tjetër

15:23, 11/11/2021
A+ Aa A-

Aktori Igli Zarka la papritur shtëpinë e Big Brother Vip pak ditë më parë për shkak se kishte probleme shëndetësore.

“Banorë, Vëllai i Madh ka një komunikim zyrtar për ju. Ju informojmë se për arsye shëndetësore banori Igli Zarka, ka vendosur të lërë në mënyrë të menjëhershme shtëpinë e Big Brother.

Gjendja e tij shëndetësore tani është e mirë, por ka nevojë të marrë shërbimine nevojshëm jashtë shtëpisë”, thuhej në një mesazh të dërguar nga 'Vëllai i Madh'.

Konkretisht, Igli kishte probleme me apandesitin, që e detyruan të dilte jashtë shtëpisë.

Por me sa duket gjendja e tij është përmirësuar dhe së fundi ai është parë pranë televizionit “Klan”.

Nuk dihet ende nëse ai ka ndonjë projekt për t’i ofruar publikut dhe të gjithë mbeten sy e veshë për të parë çfarë do të ndodhë.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco