'30 vjet liri besimi'/ Këngëtarët më në zë, koncert në sheshin 'Skënderbe'

'30 vjet liri besimi'/ Këngëtarët më në zë, koncert në sheshin 'Skënderbe'

14:42, 11/11/2021
A+ Aa A-

Të dielën në orën 11 në sheshin ‘Skënderbej’ do të ketë një koncert me këngëtarët e muzikës shqiptare si Juliana Pasha, Xhensila Myrtezaj dhe Land Kademi.

Ky koncert organizohet nga 'Vëllazëria Ungjillore' për 30 vjetorin e lirisë së besimit. 

Për të folur më shumë për këtë koncert ishin të ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto ‘ këngëtari Land Kademi dhe pastori Ergest Biti sekretari i përgjithshëm ‘Vëllazërisë Ungjillore’.

Flavio: Z. Ergest nuk para kemi parë koncerte në shesh aq më pak me një sfond të tillë. Pse vendoset të dilnit në shesh të mblidhnit artistët?

Biti: Ne mendojmë se ka nevojë për të dëgjuar gjëra që sjellin shpresë. Kështu që pse mos të bëjmë një aktivitet të tillë ku ne do të gëzohemi, të kalojmë një kohë të bukur, ku zemrat tonë do të kënaqen. Arsyeja pse ne kemi zgjedhur sheshin është sepse ky është një përvjetor shumë i veçantë jo vetëm për ‘Vëllazërinë Ungjillore’ të Shqipërisë por për të gjitha besimet shqiptare. Sepse ne e dime që duke ardhur pas komunizmit për 45 vite të mbyllur ndaj besimit ne festojmë sivjet 30 vjet liri besimi. Kështu që duke pasur 30 vite liri besimi ne menduam pse të mos bëjmë diçka të madhe, diçka të madhe për gjithë komunitetin tonë. Ne kemi në Shqipëri mbi 250 kisha kështu që na duhet një vend ku të mblidhemi të gjithë për të gëzuar, për të festuar dhe ku ka më mirë se qendra e Tiranës.

Flavio: Nuk besoj se do të jetë një koncert ngushtësisht fetar?

Biti: Ideja e këtij koncerti ka të bëjë më tepër me të mbledhurit dhe të adhuruarit të Zotit.  Do të ketë dhe një mesazh shumë të mirë i cili sjell shpresën tek jetët e njerëzve, që ka të bëjë me shpresën që sjell Perëndia në jetën tonë. Po pse kemi zgjedhur këta këngëtarë? Këta këngëtarë janë pjesë e komunitetit tonë e cila është një mënyrë që ne të tregojmë se ne jemi bashkë për të kënduar dhe për të adhuruar bashkë.

Flavio: Landi le ta fillojmë me një kontekst tjetër. Në diskografinë ndërkombëtare ka një zhanër madje ka dhe billborde klasifikime për muzikë që disa e quajnë rock kristian, disa zhanra të tjera sigurisht mund të jenë me një sfond fetar. A mendon se ka një mungesë të tillë në Shqipëri dhe do të duhet që të kultivohet edhe për ata që kanë dëshirë të dëgjojnë një muzikë të tillë?

Kademi: Mund ta quajmë muzikë fetare por kur themi muzikë fetare kam frikë se çojmë këtë në këtë kontekst për disa persona në një formë keqkuptimi kështu që unë dua ta quaj ashtu siç ajo është në vetvete. Do ta quaja muzikë të krishterë se ne këtë përfaqësojmë. Në lidhje me pyetjen që më bërë duhet pranuar fakti që është një proces dhe ne të dielën festojmë 30 vjetorin e kësaj ansambleje , festojmë 30 vjetorin e 'Kishës ungjillore' shqiptare dhe ky është një event shumë i rëndësishmë. Le të themi është një djalë sot kjo muzikë nuk mund të themi është një baba apo një gjysh po është një djali i ri ose është një adoleshent i cili ka nevojë të rritet. Kështu që nëse do ta krahasojmë këtë gjë me atë që shohim përtej kufijve sigurisht që ato kanë mbi supet e tyre përvoja dhe eksperienca shumë më të gjatë sesa ne. Ne mësojmë prej tyre kështu që jemi në një rrugë shumë të bekuar, shumë të mirë dhe themi që me kalimin e kohës ne do të shikohemi të standartizuar njësoj siç neve mundohemi të marrim dhe të mësojmë  prej vellëzërve tanë që janë në perëndim.

Flavio: Koncerti fillon në orën 11 dhe kur mbaron?

Kademi: Nuk kam një informacion të detajuar në lidhje me përmbatjen e skedulës por besoj që do të jetë një aktivitet që do të mbajë diku tek 120 minuta.

 

Biti: Aktiviteti do të jetë i hapur për të gjithë. Ftojmë gjithë qytetarët e Tiranës apo dhe të tjerë nga rrethet që duan të vijnë të bashkohen të dëgjojnë. Doja të korrigjoja vetëm një lapsus të Landit i cili tha se ne festojmë 30 vjetorin e ‘Vëllazërisë Ungjillore’, në fakt ky është 30 vjetori i lirisë së besimit që ka të bëjë me lirinë e besimit të myslimanëve, të krishterëve,  të gjithë besimeve. ‘Vëllazëria Ungjillore’ ka nisur në 1892 në Shqipëri me familjen Qiriazi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco