Pasi i bëri masazh vajzave gjysmë të zhveshura në 'Big Brother VIP', reagon e dashura e Kledit

Pasi i bëri masazh vajzave gjysmë të zhveshura në 'Big Brother VIP', reagon e dashura e Kledit

12:47, 11/11/2021
A+ Aa A-

Kledi Hysa para disa javësh filloi rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “BBV”.

Ai ka treguar gjithmonë se është në një lidhje dashurie dhe për këtë fakt ndihet mjaft i lumtur.

Për më tepër partnerja e tij ka një fëmijë, por kjo gjë nuk e ka penguar aspak ish-futbollistin që të jetë më i dashuruar se kurrë me partneren e tij.

Megjithatë, ai është afruar së fundmi me disa nga vajzat e shtëpisë së cilave i është ofruar për t’ju bërë masazh.

Së fundmi, gjatë një interviste në “Shqipëria Live” partnerja e Kledit ka treguar se si e sheh atë brenda shtëpisë.

“’Big Brother’ është diçka e re, është një eksperiment i ri. Natyrisht që ai është larg nga familja, nga njerëzit e tij të dashur. Është një respekt i madh për mua që ka ecur aq mirë dhe ai është nga ana psiqike shumë mirë, shumë stabil, shumë i dashur.

Si shoqe nuk e shikoj me kaq dëshirë të madhe (flet për masazhin që i bëri vajzave), por natyrisht ai është Kledi, është i dashur, më i dashur seç duhet, por nuk jam xheloze për këtë se e di se si është Kledi. Ne kemi gjashtë vite bashkë.

Për mua është shumë korrekt që ai nuk flet shumë për jetën private aty. Është shumë korrekt nga ana e tij dhe absolutisht s’ka nevojë të flas më shumë”,- tha ajo.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco