Ed Sheeran: Vajza është mrekullia jonë, kaluam shumë vështirësi...

Ed Sheeran: Vajza është mrekullia jonë, kaluam shumë vështirësi...

12:32, 11/11/2021
A+ Aa A-

Ed Sheeran foli për luftën e tij dhe të gruas duke e quajtur vajzën e tij Lyra një "mrekulli nga Antarktida".

Pak para se të donin t'i nënshtroheshin fekondimit artificial, Lyra e vogël, vajza e këngëtarit Ed Sheeran dhe gruas së tij Cherry, u ngjiz fare natyrshëm.

"Ne u përpoqëm të bënim një fëmijë për një kohë të gjatë, por nuk funksionoi. Kemi pasur vizita te mjekët për të kuptuar se çfarë po ndodh."

Pas analizave dhe bisedave të shumta me mjekët, çifti planifikoi një operacion pas kthimit nga Antarktida, duke mos e imagjinuar as që kjo aventurë do t'u ndryshonte jetën.

Pasi vizituan kontinentin me borë, lumturia ishte e pafundme kur zbuluan se Cherry ishte shtatzënë.

“Ishte vërtet një mrekulli dhe më pas kuptova se duhej ta shënonim”, tha Ed, i cili i vuri vajzës së tij emrin e dytë Antarctica.

"Kemi qenë nën presion gjatë gjithë kohës, është i vetmi moment që u relaksuam dhe aty ndodhi. Njerëzit kanë nevojë për më shumë relaksim", tha këngëtarja 30-vjeçare.

Në vitin 2019, Ed u martua me Cherry, shoqen e tij të fëmijërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco