Lajen lavdëron Dua Lipën: Ke një ndikim të madh në botë...

Lajen lavdëron Dua Lipën: Ke një ndikim të madh në botë...

12:03, 11/11/2021
A+ Aa A-

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen ka publikuar një fotografi me yllin britanik të estradës Dua Lipa, e cila është me origjinë nga Kosova, duke shkruar se Lipa “ka një ndikim të madh në botë”.

Dua dhe Layen ishin bashkë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Këshillit Atlantik dhe presidenti i Komisionit Evropian ka shfrytëzuar rastin për të bërë një foto me këngëtaren e njohur.

“Jam shumë e lumtur që kam takuar Dua Lipën. Dua, ti ke një ndikim të madh në botën përreth nesh.

“Me energjinë dhe muzikën tuaj unike, ne të gjithë fluturojmë”, ka shkruar Layen, duke aluduar në një nga hitet më të fundit të këngëtares të quajtur “Levitating”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco