FOTO/ Romanca vazhdon, Jennifer dhe Ben në përqafim pasionant

FOTO/ Romanca vazhdon, Jennifer dhe Ben në përqafim pasionant

11:15, 11/11/2021
A+ Aa A-

Çifti i famshëm Jennifer Lopez dhe Ben Affleck vazhdojnë të shijojnë dashurinë, megjithëse shumë parashikuan se romanca e tyre e rinovuar nuk do të zgjaste.

Më shumë se 17 vjet pasi ajo ndërpreu fejesën me aktorin hollivudian, Ben Affleck, Lopez po shijon sërish përqafimin e tij këto ditë.

 

Kur fotot e tyre të para të përbashkëta u shfaqën në fillim të këtij viti, shumë dyshuan se lidhja do të zgjaste, dhe kishte nga ata që pretenduan se ishte një truk marketingu.

Duke gjykuar nga fotot e reja, këngëtarja dhe i zgjedhuri i saj janë ende të dashuruar dhe kimia mes tyre është shumë e dukshme.

Kujtojmë që Lopez dhe Affleck u fejuan në vitin 2002, por një vit më vonë e anuluan dasmën dhe më në fund në vitin 2004 njoftuan ndërprerjen e lidhjes së tyre afatgjatë. 

Megjithatë, pas 17 vitesh, lidhja u rinovua.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco