Tha që Semi po e përdor ankthin për lojë, Arjola Demiri tregon si e përjetoi momentin kur iu kundërvunë

Tha që Semi po e përdor ankthin për lojë, Arjola Demiri tregon si e përjetoi momentin kur iu kundërvunë

10:23, 11/11/2021
A+ Aa A-

Arjola Demiri ishte një ndër banorët që menduan se Semi Jaupaj po e përdorte gjendjen e saj shëndetësore për të tërhequr vëmendjen e publikut dhe për të bërë lojë.

Por, gjatë spektaklit të “Prime-t”, asnjë tjetër nuk e pranoi që kishte këtë mendim përveç Arjolës.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak aktores, e cila tashmë ka vendosur të luajë rolin sikur nuk di asgjë.

Demiri po fliste me Einxhelin në dhomën e grimit për këtë situatë, që e ka bërë të ndihet shumë keq.

Arjola tha se nuk është “budallaqe” dhe se i kupton shumë mirë gjërat, por ka vendosur të mos përfshihet në asnjë situatë që nuk i takon.

Kjo sepse është ndjerë e përdorur nga të tjerët që donin ta nxirrnin keq para fansave të saj.

Pjesë nga biseda:

Arjola: Kush ta boni? Vetja more vetja.

Einxhel: Jo, zemër se dje ngeli sikur vetëm ti e ke mëndu që ajo goca e ka bërë vetëm për lojë (flasin për Semin).

Arjola: Mua më ngeli? Jo zemër, s e emendoi Donaldi, e menduan të gjithë dhe pasi e menduan dhe e thanë me zë, e mohuan, dhe unë po luaj lojën e të gjithëve.

Einxhel: Jo, jo, ngeli sikur vetëm ti kishe dalë në konkluzionin për Semin, nga mendja jote.

Arjola: Po nga doli? Ta gjejnë vetë. Nëse Semi do që t’ia sqaroj unë këtë gjë, dal dhe ia sqaroj.

Einxhel: Sigurisht që do e gjejnë vetë. Jo, shpirt, nuk ke më ça sqaron më fare ti.

Arjola: Po pra, më fal.

Einxhel: Ti e mbyll këtu.

Arjola: Një muhabet tjetër ishte pa ardhur dhe një muhabet tjetër ndodhi kur erdhi.

Einxhel: Shhh, mos bërtit.

Arjola: Nuk po bërtas fare. Hajde dalim pijmë ndonjë cigare.

Einxhel: Ishte situata që shumë njerëz e mohuan në sy ça kanë thënë.

Arjola: E di si është puna? Unë këtë e pashë dhe e lashë.

Einxhel: E pashë që e le.

Arjola: Unë e lashë se ndihem e përdorur. Sepse jam futur në një situatë që nuk më takon, jam fut në një mes që s’është i imi. Jam fut në një gjë që nuk e njoh. Pse duhet të futesha?

Einxhel: Që s’kishe lidhje…

Arjola: Që s’kisha lidhje. Pse duhet të më përfshinin? Përse duhet të më përfshinte? Tani po i shoh gjërat ndryshe. Po luaj rolin e asaj që s’di asgjë, por jo të budalles.

Einxhel: As atë s’ke pse e luan.

Arjola: Po pse duhet të dal me shpatë në dorë dhe të zihem me njerëz që nuk e kam ndërmend të zihem dhe t’jua jap këtë kënaqësi?

Einxhel: Jo, s’ke pse zihesh. Ti e di realitetin dhe maskat s’ke pse ja lë njerëzve.

Arjola: Jo, maskat s’janë të miat, se nuk i kam shpik unë. Dikush tjetër i shpiku dhe i futi njerëzit në situata të pakëndshme dhe i futi njerëzit në aludime. Kaq është filmi.

Einxhel: Ajo u mbyll, s’ka për ça hapet më. E pashë që u ndjeve keq.

Arjola: Unë frikën s’ia kam askujt, as për lojë, as për asigjë. Zoti e di sa është rrugëtimi im, si e ka shkrujt e përcaktu, s’më intereson. Unë do e bëj lojën time drejt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco