Pas kritikave të vazhdueshme për thinjat dhe rrudhat, aktorja Sarah Jessica Parker ka dy fjalë për të thënë

Pas kritikave të vazhdueshme për thinjat dhe rrudhat, aktorja Sarah Jessica Parker ka dy fjalë për të thënë

19:37, 10/11/2021
A+ Aa A-

Sarah Jessica Parker, njihet për komentet e saj pikante në rrjete sociale, në lidhje me tema të ndryshme.

Aktorja, gjithashtu, është gjithmonë e gatshme t’u përgjigjet atyre që duan të diskutojnë moshën dhe pamjen e saj.

Parker është personazhi i kopertinës së dhjetorit 2021 të “Vogue”. Në intervistën e saj, artistja diskutoi disa nga komentet negative që u shfaqën në mediat sociale pas trailer-it të ri të “Sex and the City”, “And Just Like That…”, të cilat u përqendruan rreth moshës së tre grave kryesore.

“Ka kaq shumë muhabete mizogjene si përgjigje ndaj nesh, që nuk do të ndodhnin kurrë ndaj një burri. ‘Thinja, thinja, thinja! A nuk ka një burrë thinja?’. Unë jam ulur me Andy Cohen dhe ai ka një kokë të mbushur me thinja. Pse është normale për të dhe jo për mua? Nuk e di çfarë t’ju them njerëz.”,- tha artistja.

Sarah tha se e ka të vështirë të përballet me komentet në mediat sociale, sepse “të gjithë kanë diçka për të thënë”, veçanërisht për rrudhat.

“Unë e di se si dukem. Nuk kam zgjidhje tjetër. Çfarë do të bëj për këtë? E ndaloni dot plakjen? Zhdukeni dot?”,- tha Parker.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco