Fest 60/ Cilët janë emrat që do garojnë për në Eurovison 2022

Fest 60/ Cilët janë emrat që do garojnë për në Eurovison 2022

20:20, 09/11/2021
A+ Aa A-

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) do të zhvillojë si çdo vit festivalin e këngës ku 20 konkurrentë do garojnë mes tyre dhe fituesi do të përfaqësojë vendin në ‘Eurovision Song Contest’.

Festivali i Këngës 2022, do të zhvillohet në tre mbrëmje të drejtpërdrejta televizive, të cilat do të zhvillohen në Tiranë në datat 27, 28 dhe 29 dhjetor 2021. 

 

 RTSH ka zbuluar emrat e pjesëmarrëse në FEST 60. Gjithsej 20 artistë do të luftojnë në edicionin e ardhshëm të Festivalit të Këngës dhe ja cilët janë ata:

Alban Ramosaj, Denis Skura, Evi Reçi, Gjergj Kaçinari, Janex (Xhejn Kumrija), Kastro Zizo, Kelly, Mirud, Rezarta Smaja dhe Ronela Hajati.

 

Gjithashtu pjesëmarrës janë: Saimir Çili, Stefi dhe Endri Prifti, Shega, Band Urbane, Eldis Arrnejti, Ester Zahiri, Kejsi Rrustja, Olimpia Smajlaj, Viola Xhemali dhe Xhuljana Pjetra.

Një komision i posaçëm i RTSH-së përzgjodhi 20 artistët ku pjesë e saj ishin Ardit Gjebrea, Elton Deda, Marjan Deda, Klodian Qafoku, Zefina Hasani, Arta Marku dhe Redi Treni.

 

Shqipëria debutoi në Eurovision Song Contest në 2004 me Anjeza Shahinin dhe nuk e ka fituar asnjëherë konkursin.

Vendi arriti rezultatin më të mirë në këtë event në vitin 2012 me Rona Nishliun kur u rendit e pesta në finalen e madhe me këngën e saj ‘Suus’.

 

Në vitin 2021, Anxhela Peristeri përfqësoi Shqipërinë në Eurovision Song Contest në Roterdam me këngën e saj ‘Karma’.

Grupi italian Maneskin fitoi festivalin e fundit europian të këngës dhe sipas traditës është pikërisht vendi nga vijnë fituesit që organizon kompeticion e radhës.

 

Por nuk do të jetë Roma, qyteti italian, ku do të mbahet finalja e ‘Eurosong 2022’, pasi teknikët e EBU refuzuan disa prej sallave, dhe është vendosur që të mbahet në Torino.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco