Clooney u kërkoi mediave të mos publikojnë foto të fëmijëve të tij

Clooney u kërkoi mediave të mos publikojnë foto të fëmijëve të tij

09:14, 07/11/2021
A+ Aa A-

Aktori amerikan George Clooney u ka kërkuar publikisht mediave që të përmbahen nga publikimi i fotove të fëmijëve të tij për të mos i rrezikuar ata.

Aktori tha se gruaja e tij Amal Clooney është një avokate e specializuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe se ajo përballet me njerëz potencialisht të rrezikshëm, kështu që fëmijët e tyre mund të jenë në rrezik nëse publikohen fotot e tyre.

“Detyra e gruas sime është të ndjekë penalisht organizatat terroriste dhe ne po marrim të gjitha masat e mundshme për të mbrojtur familjen tonë”, tha Clooney në një letër të hapur të raportuar nga mediat në Shtetet e Bashkuara.

Clooney tha se nuk mund t'i mbrojë fëmijët e tij nëse fytyrat e tyre janë në faqet e para të disa mediave.

“Unë jam personazh publik dhe i pranoj fotografitë, shpesh ndërhyrëse, si pjesë e çmimit që duhet të paguaj për punën time. Kështu nuk ndodh me fëmijët tanë”, shtoi Clooney dhe deklaroi se nuk ka shitur asnjëherë foto të fëmijëve të tij në disa media dhe se ai dhe gruaja e tij nuk janë aktivë në rrjetet sociale.

Aktori i njohur ka bërë binjakë në vitin 2017.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco