Rita Ora është artistja e parë shqiptare që ka arritur të depërtojë në skenën ndërkombëtare dhe të arrij famë në përmasa të mëdha në muzikë.
Këngëtarja nga Kosova nuk e harron asnjëherë vendin e saj duke e përmendur shpesh në intervista dhe duke postuar edhe në rrjete sociale.
Në vitin 2012 Rita publikoi këngën ‘’Shine Ya Light’’, videoklipin e së cilën e xhiroi në Kosovë.
Tani kur janë bërë 9 vite nga publikimi i saj Rita është shprehur e lutmtur për këtë projekt dhe vendimin për ta xhiruar në vendlindjen e saj.
Rita publikoi në InstaStory disa pamje nga klipi i xhiruar në Kosovë, duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen ‘Shine Ya Light’”.
Më pas, këngëtarja e lindur në Prishtinë ka shkruar në mbishkrimin e videos së radhës: “E lumtur ta xhiroja këtë video në Kosovë.’’
Rita është treguar gjithmonë krenare për rrënjët e saj, duke cekur me krenari që prindërit e saj janë shqiptarë dhe se ajo është rritur në një kulturë shqiptare, edhe pse ka jetuar në Londër.
© SYRI.net