Më në fund bashkëpunimi më i ri i Elvana Gjatës dhe Capital T u publikua dhe ashtu siç ka titullin, është thjesht “Flakë”.
Kënga u publikua në mesnatë, siç edhe ishte lajmëruar dhe pa dyshim që do të jetë një nga hitet e radhës.
Elvana shfaqet në videoklip me një paraqitje shumë të veçantë dhe tërheqëse në një motor në flakë, siç janë edhe shumë skena të tjera të klipit.
Capital T e kishte lajmëruar më herë fansat për publikimin e projektit,teksa në një postim në Instagram shkruante: “Zemër a je gati?”, me një video që paraqiste sekuenca nga klipi.
Ky është bashkëpunimi i tretë i dyshes dhe nisur nga dy të parët, edhe këtë herë suksesi është i garantuar. Ata kanë punuar bashkë edhe për superhitin “Lejla” dhe për këngën tjetër “Fustani”.
© SYRI.net