Zëvendësoi ‘All I Want for Christmas’?/ Mariah Carey sapo solli një këngë të re për Krishtlindje

Zëvendësoi ‘All I Want for Christmas’?/ Mariah Carey sapo solli një këngë të re për Krishtlindje

12:20, 05/11/2021
A+ Aa A-

Festat e fundvitit po afrojnë dhe pak javë na ndajnë tashmë nga Krishtlindjet e shumëpritura.

Si gjithmonë, kur afrohet kjo periudhë e vitit, ‘mood’-i ynë ndryshon dhe atmosfera bëhet më e bukur me këngët ikonike që i kemi dëgjuar ndër vitë, siç është “All I Want for Christmas”, nga Mariah Carey.

 

Pas super hitit të saj, Mariah paska menduar se ka ardhur koha ta ‘zëvendësojë’.

Në një duet me këngëtarin Khalid, Mariah Carey ka publikuar sot, më datë 5 nëntor, një baladë dashurie të titulluar “Fall in Love at Christmas”.

 

“Fall in Love at Christmas, do të dalë ketë të premte!”- ka shkruar Khalid në “Instagram”.

“Jam shumë mirënjohës dhe mirënjohës që kam punuar me dy legjendat @mariahcarey & @kirkfranklin. Mezi pres që të gjithë të dëgjojnë!”- përfundoi ai.

 

Deri tani, kënga i ka kaluar 80 mijë klikime në “YouTube”.

Fansat e kanë dashur këtë projekt të ri dhe s’kanë munguar komentet në “YouTube”, ku shprehen se që tashmë nisi të ndihet atmosfera e Krishtlindjeve.

 

Madje, ta e quajnë këngëtaren Mariah Carey “Mbretëresha e Krishtlindjeve”.

Por, mbetet të shohim a do të mundet “Fall in Love at Christmas”, të jetë më e pëlqyer se “All I Want for Christmas”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco