Ice Cube humb rolin e madh në film, arsyeja?

Ice Cube humb rolin e madh në film, arsyeja?

21:05, 04/11/2021
A+ Aa A-

Ice Cube është larguar nga komedia e ardhshme e Sony, ‘Oh Hell No’ pasi refuzoi kërkesën e producentëve për tu vaksinuar.

Në filmin e ardhshëm ai do të luante bashkë me Jack Black, thonë burimet për ‘The Hollywood Reporter’.

Sony nuk kishte asnjë koment. 

Një përfaqësues personal i yllit nuk pranoi të komentojë. WME, agjencia e tij, nuk pranoi të komentojë.

Komedia ‘Oh Hell No’ po prodhohet nga Matt Tolmach dhe Black, por as këta nuk dhanë asnjë koment.

Ice Cube dhe Black u bashkuan në projekt në muajin qershor. 

Filmi i Sony po kërkonte të xhirohej këtë dimër në Hawaii me Kitao Sakurai, regjisorin e komedisë së famshme të Netflix ‘Bad Trip’.

Prodhuesit në ‘Oh Hell No’ bënë kërkesën që aktorët e projektit duhej të vaksinoheshin.

Filmi po shtyn fillimin e prodhimit të tij. Burimet thonë se studioja po kërkon të gjejë një zëvendësues për Ice Cube, i cili u largua duke lënë një pagesë prej 9 milionë dollarësh.

‘Oh Hell No’ i Sony është projekti i dytë që Ice Cube ka lënë muajt e fundit.

 Reperi i kthyer në aktor do të luante bashkë në filmin e boksit ‘Flint Strong’, por nuk është më i përfshirë. Është e paqartë se cilat rrethana e shtynë largimin.

Vaksinimi midis aktorëve dhe ekipit në Hollywood është bërë një problem në shumë projekte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco