Të gjithë ne e mbajmë mend yllin e “Home Alone”, Maculay Culkin i cili ka lujatur rolin e Kevin.
Me kalimin e viteve, ndonëse emri i tij u kthye në një nga më të lakuarat në mediat rozë, ai sërish mundohej t’i shmangej kësaj vëmendjeje.
Së fundmi, ai bëri një dalje suprizë teksa u shfaq si model në pasarelën e markës së njohur “Gucci”.
Aktori u pa i shoqëruar edhe nga yjet e tjerë si: Jared Leto dhe Jodie Turner-Smith, aktori i “Home Alone” dukej i qetë me një veshje të gjallë ndërsa labeli pushtoi Bulevardin Hollyëood për shfaqjen e tij “Gucci Love Parade”.
Duke ecur mbi yjet e famshme të Hollivudit me terrakote me duart e futura në xhepa, Culkin kishte një palë pantallona të gjera, një këmishë Havai dhe xhaketë bomber me lule me shkëlqim.
Veshja e tij plotësohej me një palë syze dielli dhe një rrip me logo Gucci.
Aktori mori mjaft komente pozitive nga ndjekësit të cilët e kanë komplimentuar për zgjedhjen e bërë.
© SYRI.net