Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

Pas incidentit ku mbeti e vrarë kineastja, ‘The Rock’ njofton vendimin e rëndësishëm

Pas incidentit ku mbeti e vrarë kineastja, ‘The Rock’ njofton vendimin e rëndësishëm

14:41, 04/11/2021
A+ Aa A-

Aktori i hollywood, Dwayne “The Rock” Johnson, tha se nuk do të përdorte më armë të vërteta në filmat e tij, pasi miku i tij Alec Baldwin, qëlloi aksidentalisht dhe vrau një kineaste, në një film në New Mexico, muajin e kaluar.

Hsalyna Hutchins, u vra më 21 tetor nga një plumb i armës që mbante në dorë Baldwin, gjatë xhirimit të një skene për filmin Western “Rust”.

 

Bladëin i ishte thënë nga një ndihmës drejtor se arma ishte “e ftohtë”, një term industrial që do të thotë se është e sigurt për t’u përdorur.

Johnson, i cili ishte jashtë në Los Anxhelos për të ndjekur premierën botërore të filmit të tij të ri në “Netfilx”, “Red Notice” bashkë me yjet Ryan Reynolds dhe Gal Gadot, tha se kompania e tij e prodhimit, ‘Seven Bucks Productions’, “nuk do të përdorte më armë të vërteta”.

 

“Ky ishte një skenar i tmerrshëm. Unë e njoh Alec për shumë e shumë vite. Ai është shoku im dhe zemra ime është me familjet e të gjithë atyre që ishin të përfshirë. Unë nuk mund të flas për kompani të tjera produksioni, nuk mund të flas për studio të tjera, por ajo që mund t’ju them është se kjo ka krijuar një lente të re dhe një perspektivë të re se si mund të veprojmë duke ecur përpara”, tha Johnson për Reuters.

Ylli i “Fast & Furious” tha që tani e tutje kompania e tij e prodhimit do të përdorte armë gome dhe nuk do të marrë parasysh kostot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco