Pas shumë vitesh bashkë, çifti i njohur i jep fund lidhjes së dashurisë

Pas shumë vitesh bashkë, çifti i njohur i jep fund lidhjes së dashurisë

18:07, 03/11/2021
A+ Aa A-

Liv Tyler dhe i fejuari i saj, Dave Gardner, i kanë dhënë fund me njëri-tjetrin pas 7 vitesh.

Sipas burimeve për mediat e huaja, pretendohet se aktorja 44-vjeçare dhe agjenti i futbollit, 45-vjeçar, kanë ndarë rrugët në muajin mars.

Sjellim në vëmendje se çifti kanë së bashku dy fëmijë: Sailor Gene, gjashtë vjeç dhe Lula Rose, pesë vjeçe. Liv është gjithashtu nënë e djalit, Milo, 16-vjeçar nga martesa e saj me ish-bashkëshortin, Royston Langdon, ndërkohë që Dave ka një djalë, Grey, 14-vjeç me ish-gruan e tij, Davinia Taylor.

Lart e poshtë thuhet se marrëdhënia e aktores me agjentin sportiv kishte nisur të zbehej që kur ylli i “Lord Of The Rings” udhëtoi për në Los Angeles për tetë javë me dy fëmijët. Garnder asokohe po qëndronte në shtëpinë e tyre të përbashkët në Cotswolds.

 “Dave dhe Lil e kaluan periudhën e izolimit së bashku dhe janë një ekip i mrekullueshëm si prindër. Të dy dëshiruan të fokusoheshin në karrierën e tyre – ajo në aktrim dhe si producente, kurse Dave në profesionin e tij. Ata zyrtarisht u ndanë në mars, por e mbajtën këtë pjesë private në mënyrë që edhe fëmijët e tyre të jenë mirë”, u shpreh një burim ekskuzivisht për prestigjiozen “The Sun”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco