Ndryshon ora/ Të dielën akrepat lëvizin 60 minuta prapa

Ndryshon ora/ Të dielën akrepat lëvizin 60 minuta prapa

15:44, 30/10/2021
A+ Aa A-

Ditën e nesërme, në orën 03:00 të mëngjesit akrepat lëvizin 60 minuta prapa duke shënuar kështu ndryshimin e orës nga verore në atë dimërore.

Ky ndryshim shënon ardhjen e periudhës së dimrit, i cili si çdo vit do të sjellë avantazhe dhe disavantazhet e veta.

Ndërrimi i orës është një procedurë që bëhet zyrtarisht me vendim qeverie, dy herë në vit gjatë muajve Tetor dhe Mars, përkatësisht të Dielat e fundit të tyre.

E gjitha kjo bëhet për shkak të kursimit të energjisë elektrike, me qëllim shfrytëzimin më të madh të energjisë diellore.

Fillesa e këtij ‘fenomeni’ datën që në shekullin XVIII, kur Benjamin Franklin hodhi idenë e kohës që ndjek diellin.

Para tre vitesh, Parlamenti Europian propozoi heqjen e detyrimit për shtetet të cilët kalojnë nga një orë në orën tjetër, për të vendosur në fund mbajtjen vetëm të orës diellore, por ende nuk është marrë një vendim.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco