Khloe Kardashian dhe e bija 3-vjeçare infektohen me Covid-19!

Khloe Kardashian dhe e bija 3-vjeçare infektohen me Covid-19!

10:04, 30/10/2021
A+ Aa A-

Infektimit me Covid-19 nuk i ka shpëtuar as Khloe Kardashian dhe vajza e saj, True Thompson.

Këtë lajm e ka dhënë vetë 37-vjeçarja e cila përmes një postimi në InstaStory ka bërë me dije se është detyruar të anulojë të gjitha angazhimet.

Përshëndetje, doja t’ju njoftoja që True dhe unë kemi rezultuar pozitive me COVID-19. Më është dashur të anuloi disa angazhime dhe më vjen keq që nuk do të jem në gjendje t’i realizoj ato. Për fat të mirë jam vaksinuar kështu që gjithçka do të jetë në rregull. Ne do të jemi në karantinë dhe do të ndjekim udhëzimet aktuale. Qëndroni të sigurt”, ka shkruar Khloe.

Më herët ajo ka treguar se vajzën True, 3 vjeçe, e këshillon që gjithmonë ta vendosë familjen në radhë të parë.

“Familja ime është gjithmonë e lidhur pavarësisht çdo gjëje, por me COVID dhe bllokimin nga gjithçka, kushërinjtë e True ishin miqtë e saj të vetëm,për njëfarë kohe,”
“Nuk kishte ambiente lojërash apo diçka të tillë.”

“Edhe pse është e vogël ajo di gjithçka për familjen,” vazhdon të tregojë ylli i Keeping Up ëith Kardashians.

“Si fëmijë, familja ishte gjithmonë në thelbin e çdo bisede. Pavarësisht se a mbështesni apo jo njëri -tjetrin. Ju lejohet të debatoni dhe të mos pajtoheni me ide.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco