Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor per konçesionet në shendetësi, pyeten dëshmitarët

Pasi u infektua me COVID-19, Ed Sheeran tregon kush e telefon çdo ditë

Pasi u infektua me COVID-19, Ed Sheeran tregon kush e telefon çdo ditë

20:19, 29/10/2021
A+ Aa A-

Ylli i muzikës pop, Ed Sheeran, ka bërë të ditur se Elton John e telefonon çdo ditë.

Përveç se janë kolegë, janë po ashtu edhe miq të mirë, dhe së fundmi janë bërë bashkë për ta realizuar një këngë për Krishtlindje.

 

Sheeran kishte zbuluar se kishte gjetur mbështetje emocionale te John-i pas vdekjes së mikut të tij, promotorit të muzikës Michael Gudinski-t.

“Ua them këtë njerëzve dhe ata mendojnë që po gënjej ose që po e ekzagjeroj, por Eltoni më telefonon çdo ditë”, ka thënë Sheeran.

 

“Ai më telefononte një herë në muaj, tani flasim në ‘FaceTime’ përmes ‘iPad’ sepse asnjëri prej nesh nuk ka telefon. Pastaj kur lindi Lyra, u bë e përjavshme, ai është vetë baba dhe interesohej”.

“Por kur Michael vdiq, ai më telefonoi një ditë më pas dhe unë nisa të qaj. Dhe që nga ajo ditë, ai gjithmonë më telefonin për ta vërtetuar nëse jam mirë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco