Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi, pyeten dëshmitarët

Vrasja e kineastes në xhirimet në filmit: A do të ndiqet penalisht Alec Baldwin?

Vrasja e kineastes në xhirimet në filmit: A do të ndiqet penalisht Alec Baldwin?

19:02, 29/10/2021
A+ Aa A-

Aktori amerikan Alec Baldwin qëlloi me armë zjarri dhe vrau një kineaste e plagosi regjisorin në një film të xhiruar në New Mexico.

Incidenti ndodhi në xhirimet e filmit “Rust” në shtetin jugperëndimor të SHBA-së, ku Baldwin luan rolin kryesor në një Western të shekullit të 19-të.

 

“Kineastja Halyna Hutchins dhe regjisori Joel Souza u qëlluan kur një armë zjarri u shkrep nga Alec Baldwin”, tha sherifi në Santa Fe në një deklaratë.

Mirëpo a do të ndiqet penalisht ai?

 

Sipas autoriteteve, do iu duhet më shumë kohë për të vendosur nëse do të ketë një procedim penal për vrasjen e Halina Hutchins nga Alec Baldwin Policia nuk i ka kërkuar Baldwin të qëndrojë në New Mexico, por nga ana tjetër hetimi është duke u zhvilluar.

“Alec Baldwin padyshim nuk kishte për qëllim ta vriste atë. Mendoj se gjëja për të cilën mund të akuzohet është një vrasje nga pakujdesia, dhe po, është një mundësi sepse ai nuk e kontrolloi armën”, thotë ekspertja ligjore.

 

Më herët, vetë aktori reagoi duke shprehur se nuk kishte fjalë që e përshkruante këtë ngjarje të rëndë.

 “Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe hidhërimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolegeje të admiruar jashtëzakonisht.

Unë jam duke bashkëpunuar plotësisht me hetimin e policisë për të trajtuar se si ndodhi kjo tragjedi dhe jam në kontakt me bashkëshortin e saj, duke i ofruar mbështetjen time atij dhe familjes së tij. Zemrën e kam të thyer për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Halyna-n.”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco