Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi, pyeten dëshmitarët

Nga opinionistët te vajza në kërkim të dashurisë, detajet e reja për ‘Love Story 2’

Nga opinionistët te vajza në kërkim të dashurisë, detajet e reja për ‘Love Story 2’

16:30, 29/10/2021
A+ Aa A-

Autorja e emisionit “Love Story”, ishte në lidhje “Skype” në emisionin e mëngjesit në “Klan Neës”, ku theksoi se risia kryesore është padyshim fakti që në fron do jetë edhe një vajzë, ndryshe nga sezoni i parë që ishte vetëm një djalë.

Interesi  për vajzën që do të qëndrojë këtë vit në fron, ka nisur pasi tashmë publiku është mësuar me faktin që një djalë kërkon një vajzë në ekran, nisur nga edicioni i kaluar, por një vajzë të kërkojë partnerin e saj mes disa djemve në një program dashurie është vërtetë e veçantë.

 

Luamni u shpreh se më surprizues ka qenë fakti që të gjitha vajzat e kanë pretenduar fronin, pasi dëshirojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

Sipas saj, vajza që është zgjedhur është spikatur që vitin e kaluar dhe e meriton plotësisht të jetë në atë karrige pasi i plotëson të gjitha kushtet dhe do të bëjë diferencën me elegancën, bukurinë, nivelin dhe mënyrën se si do të sillet.

 

Risi e këtij sezoni të dytë është edhe “Love Story Daily”, i cili do të drejtohet nga Eni Shehu.

22 vajzat dhe djemtë do të jenë çdo ditë në program dhe krah tyre do të jetë edhe një panel opinionistësh, te cilët nuk janë në programin e së hënës.

 

Lumani ka zbuluar se një nga anëtarët e panelit të opinionistëve do të jetë Zhaklin Lekatari.

Në këtë program do të ketë sërish konkurrentë që vijnë nga jashtë.

 

Për sa i përket kritereve të përzgjedhjes së personazheve, autorja tregoi se e para është paraqitja e jashtme, por gjithashtu edhe shkollimi dhe eksperiencat e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco